Kompania e makinave “Porsche” dhe Dua Lipa janë gati për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet e tyre sociale Instagram, ku Dua Lipa shihet pas timonit të Porsche-eve klasike dhe moderne, si legjenda ‘911’ dhe ‘Taycan futuristik’ tërësisht elektrik.
“Zhytuni fillimisht në botën e @porsche ???? mbajini sytë hapur për atë që do të vijë në të ardhmen…”, shkruhet në postimin e përbashkët që ata kanë bërë
Ky bashkëpunim i Duas, e cila shkëlqen në fotot që ka realizuar me makinat luksoze Porsche, ka gëzuar të gjithë fansat e këngëtares.
Dua Lipa po kalon një vit të jashtëzakonshëm pasi u nominua për dy çmime “Grammy” duke përfshirë këngën e vitit për “Dance The Night”.
Pas turneut të saj të suksesshëm “Future Nostalgia 2022”, ekipi i saj thuhet se po përpiqet të planifikojë datat për verën e ardhshme, por ende asgjë nuk është konfirmuar.
- Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe dhe parqe publike
- Noor Alfallah refuzon martesën me Al Pacinon: S’jam tipi i martesës!