Fituesja e Eurovizionit 2016, Jamala, një ukrainase me origjinë tatare të Krimesë, u vendos në listën e personave të kërkuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse, raporton Politiko.
Susana Jamaladinova, e njohur si Jamala, akuzohet për diskreditim dhe përhapje të dezinformatave në lidhje me ushtrinë ruse, për këtë arsye u lëshua një urdhër për të në mungesë në nëntor, raportojnë Tas dhe Ria.
Ukrainësja fitoi konkursin e këngës në Eurovizion me këngën “1944”, e cila flet për dëbimin dhe spastrimin etnik të tatarëve të Krimesë nga sovjetikët, dhe që atëherë ka kritikuar publikisht pushtimin rus të Krimesë, si dhe pushtimin e Ukrainës.
Mediat ruse më pas e quajtën këngën antiruse.
Sakaq, së fumdi Jamala përhapi mesazhin kundër luftës në të gjithë Evropën dhe mblodhi fonde për të ndihmuar popullin ukrainas.
Ajo gjithashtu këndoi në një koncert të organizuar nga rrjeti televiziv britanik ITV me Ed Sheeran dhe Ann Marie, në të cilin u mblodhën mbi 13 milionë paund për të ndihmuar atdheun e saj, si dhe performoi në spektaklin e Eurovizionit, i cili u mbajt në Britaninë e Madhe këtë vit.
- Akuzat për mashtrim tatimor, Shakira arrin marrëveshje me prokurorët spanjollë
- 3 CEO në vetëm 3 ditë! Mira Murati largohet nga drejtimi i “OpenAI”