Header

Gjërat mes Gigi dhe Bradley po bëhen serioze?

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper janë kthyer ndër çiftet më të përfolur të kohëve të fundit, madje edhe ndër më të preferuarit e fansave të Hollywood-it.

Aktori 48-vjeçar dhe modelja 28-vjeçare kanë dëshmuar se lidhja e tyre po shkon mjaft mirë dhe gjërat duket se po bëhen serioze. Me sa duket, ata të dy po përgatiten për hapin e radhës në romancën e tyre.

Burime për “Page Six” bëjnë me dije se gjërat mes dyshes po bëhen serioze, pasi kudo i shohim bashkë të pandashëm.

“Po bëhet serioze shumë shpejt. Ata janë bashkë çdo ditë”, thotë burimi.

Cooper i ka bërë përshtypje tek Gigi jo vetëm bukuria e supermodeles por edhe mënyra sesi ajo sillet dhe flet dhe e vlerëson maturinë dhe mençurinë e saj.

“Ai e gjen atë intelektualisht interesante”, thotë burimi.

You may also like ...