Janë konfirmuar thashethemet që donin Ariana Grande dhe Dalton Gomez të përjetonin një krizë të rëndë në martesën e tyre. Sipas burimeve të TMZ, çifti është ndarë që prej janarit 2023 dhe duket se të dy do të bëjnë kërkesë divorci.
Drama ishte ndezur sërish të dielën kur ylli i popit u pa në finalen e meshkujve në Wimbledon midis Novak Djokovic dhe Carlos Alcaraz pa unazën e saj të martesës.
Grande, e cila ishte ulur mes Andrew Garfield dhe yllit të “Bridgerton”, Jonathan Bailey, dukej se reagonte disa herë gjatë ndeshjes duke mbuluar gojën me dorën e djathtë ndërsa dora e majtë ishte e zhveshur nga unaza.
Sipas burimit të cituar nga TMZ, çifti u përpoq të rikthehej së bashku dy muaj më parë, por nuk ia doli.
Ariana Grande dhe Dalton Gomez filluan lidhjen në janar 2020 dhe u bënë publike me romancën e tyre në videoklipin e saj muzikor për Stuck With You, një duet me Justin Bieber.
Pesë ditë pas Krishtlindjeve 2020, Ariana zbuloi se ajo dhe Dalton ishin fejuar. Ata u martuan në maj 2021 me vetëm 20 të ftuar.
- Sofia Vergara divorcohet pas 7 vitesh martesë!
- Filmi i ri i Disney-t “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” do të jetë pa princ dhe pa xhuxha