Header

Jennider Lopez reagon ndaj kritikave për markën e saj “Delola”

Sërish polemika për Jennifer Lopez. Këngëtarja ka realizuar një intervistë në vitin 2018 për InStyle gjatë së cilës ka folur për pamjen e saj dhe se si ka arritur të mbetet kaq e re, duke theksuar se nuk pi alkool apo kafeinë.

“Jam kujdesur për veten dhe tani kjo duket. Unë nuk pi duhan apo pi kafeinë. Kjo me të vërtetë shkatërron lëkurën tuaj ndërsa plakeni”, ka thënë Lopez.

Megjithatë, pikëpamjet e saj për alkoolin duhet të kenë ndryshuar.

Kjo pasi që nga prilli i kaluar, ajo ka lançuar markën e saj të koktejeve spritzer, të quajtur Delola, veprim i cili tërhoqi shumë vëmendje pas deklaratave të saj të mëparshme.

Ajo ka marrë edhe kritika për shkak se bashkëshorti i saj, Ben Affleck, ka pasur probleme me alkoolin që rënduan karrierën e tij në film deri në shërimin e tij.

“E di që shumë njerëz kanë folur, “Ah, ajo as nuk pi, çfarë po bën me një koktej?”. T’ju them të drejtën, kjo ishte e vërtetë për një kohë të gjatë: ajo nuk pinte, por dhjetë, ndoshta pesëmbëdhjetë vitet e fundit, kam shijuar një koktej të rastësishëm”, pranoi Lopez, duke iu përgjigjur sulmeve.

“Dhe kështu, si çdo gjë tjetër në jetën time, e kam krijuar vetë. Delola është një mënyrë më e shëndetshme për të pirë që i përshtatet stilit tim të jetesës, pasi ka më pak kalori, është pa gluten dhe ka shije natyrale”, shtoi ajo në shpjegimin e saj.

You may also like ...