Header

U ngjit sërish në skenë pas sulmit, reagimi epik i Bebe Rexhës: Jo telefona në fytyrën time ju lutem

  1. Bebe Rexha u rikthye në skenë vetëm dy ditë pasi u godit në fytyrë me telefon nga një person i pranishëm në audiencë.

Këngëtarja 33-vjeçare performoi me fashë mbi sy në ndalesën e saj të fundit të turneut që u zhvillua në ‘The Fillmore’ në Filadelfia.

Bebe pati edhe një “bashkëbisedim” me fansat gjatë koncertit të saj, duke u thënë atyre: “Vetëm ju lutem jo telefona në fytyrën time sonte, ju lutem”.

Videoja e shpërndarë nga fansat në rrjetet sociale, tregon momentin kur ajo i drejtohet publikut me këtë kërkesë.

Në klip, Bebe pyet nëse një anëtar i stafit të saj mund të pastrojë sendet në skenë ndërmjet këngëve.

“A mund të kemi dikë që ta pastrojë këtë? Unë pothuajse e hëngra tri herë. Do ta shtyj pak”, tha ajo ndërsa i largoi sendet nga qendra e skenës. “Nuk mund të marr nxirje tjetër”, tha 33-vjeçarja me shaka.

Epo, urojmë mos të shohim më skena të tilla.

You may also like ...