![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/auto_cristiano-ronaldo-girlfriend-georgina-rodriguez1687204401.jpg)
Pak kohë më parë, Georgina publikoi sezonin e dytë të serialit të saj “I am Georgina”, por disa pjesë kanë shkaktuar dhe shumë kritika. Rezerva ka patur për mënyrën sesi Georgina sillej me miqtë e saj.
Madje një episod u komentua goxha, pasi ajo i kërkoi një prej mikeshave të saj që të provonte një palë çizme, vetëm që të hapeshin e që më pas t’i binin fiks asaj. Kjo u komentua në rrjet si ‘përdorje’ dhe ‘shfrytëzim’ nga ana e Georginës.
Për t’i hedhur poshtë këto pretendime, Georgina ka ndarë një foto në Instagram story ku shihet duke larë kokën e mikes së saj.
“Duke u kujdesur për miqtë e mi. Sa me fat jemi”, shkruan ajo.
-
Meghan Markle refuzon marrëveshjen me Dior
-
Mike apo rivale? Sarah Jessica Parker flet për rikthimin e shkurtër të Samantha Jones