Përveç çmimeve në kompeticione të ndryshme shumë vëmendje dhe kureshtje i kushtohet edhe tapetit të kuq, ku yjet parakalojnë përpara se të hyjnë në event.
Diçka e tillë ka ndodhur edhe në ndarjen e çmimeve ‘BAFTA’ në Londër ku të gjithë sytë dhe vëmendja ishin të përqendruar në parakalimin e yjeve dhe padyshim në paraqitjet e tyre.
Të ftuarit u nxitën të riciklonin ose rivishnin fustane të vjetra në tentativë për të sensibilizuar masat ndaj impaktit negativ që ka moda në mjedis.