Georgina Rodriguez e ka bërë të qartë se, pavarësisht luksit të jetës së saj si influencere, modele dhe biznesmene, ajo nuk i humb kontaktet me familjen. Me këtë rast, partnerja e Cristiano Ronaldos ka shkuar në Universidad Autonoma de Madrid për të parë motrën e saj, Ivanën të diplomuar. Georgina ka vlerësuar përpjekjen dhe përkushtimin e saj dhe ka kujtuar origjinën e saj modeste përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale.
Influencuesja ka duartrokitur angazhimin e motrës së saj për t’u diplomuar: Motra ime u diplomua. Më kujtohet ende kur po përgatiteshe për provimin e pranimit në universitet dhe ditën kur more notën përfundimtare. Fillimet e tua në Madrid, studimet e paguara me këste, ditë të pafundme pune, universiteti dhe mijëra orë në metro, ku e bëre vendin tënd të studimit dhe dhomën tënde të ngrënies”.
Georgina Rodriguez ka siguruar se rruga ka qenë “shumë e gjatë” dhe ka komentuar se kanë jetuar “momentet më të këqija dhe më të mira të jetës sonë”. Ka qenë një rrugë shumë e gjatë, në të cilën kemi jetuar momentet më të këqija dhe më të mira të jetës sonë. Por ne jemi ende të bashkuar dhe fitojmë. Edhe një herë arrite t’ja dalësh. Sa motër krenare, ne do të vazhdojmë të frymëzojmë dhe mbështesim njëra-tjetrën përgjithmonë. Të dua Gaviota”.
Partnerja e Cristianos ka postuar këtë mesazh në Instagram, duke e shoqëruar me një video nga momenti i diplomimit, teksa e ka shoqëruar këtë moment me këngën ‘Unstoppable’ të këngëtares Sia. Georgina shihet në fund të videos e buzëqeshur, teklsa duartroket për arritjen e motrës së saj.
Kujtojmë që Georgina ka edhe një motër tjetër, nga ana e babait, por asaj as nuk i flet. Madje pak kohë më parë motra e saj, Patricia tregonte se modelja as nuk e ka ndihmuar edhe pse jeton në luks.
- Shakira, sërish në garën e Formula 1
- Princi Harry në gjykatën e lartë, akuzon botuesit e “Daily Mirror” për përgjim të telefonit dhe shkelje të privatësisë