Header

Princi Harry në gjykatën e lartë, akuzon botuesit e “Daily Mirror” për përgjim të telefonit dhe shkelje të privatësisë

Princi Harry ka mbërritur në Gjykatën e Lartë në Londër për të dhënë dëshminë e tij për një çështje ku edhe emra të tjerë të showbizit kanë ngritur kundër gazetës “Daily Mirror”. Princi Harry akuzonë botuesit e këtij grupi mediatik për përgjim telefonash dhe shkelje privatësie.

Rasti shënon herën e parë në 150 vite që një anëtar i Familjes Mbretërore del para një gjykate për të dhënë dëshmi.

Harry pritet të përshkruajë ankthin dhe zemërimin e tij për shkak të përndjekjes nga paparacët dhe ndikimin e tyre edhe tek ata që e rrethojnë.

Familja Mbretërore ka fajësuar paparacët për aksidentin me makinë ku u vra nëna e tij, Princesha e ndjerë Diana. Ndërkohë edhe disa ditë me para Princ herry dhe dhe Megan than se ishin ndjekur me makinë nga paparacë.

You may also like ...