Header

Ben Affleck apo Marc Anthony? Jennifer Lopez zbulon kush është baba më i mirë?

Aktorja 53-vjeçare, Jennifer Lopez, aktualisht është duke bërë shumë intervista pasi po promovon filmin e saj më të fundit në Netflix, i cili titullohet “The Mother”. Pavarësisht se shumë nga pyetjet dhe përgjigjet kanë qenë kryesisht të përqendruara te produksioni, asaj i është lënë pak hapësirë për të folur edhe për jetën e saj personale, për të cilën shumë njerëz kanë shumë interes.

Në një nga këto intervista, ajo ka zbuluar nëse bashkëshorti aktual, Ben Affleck, është një baba më i mirë se ish-partneri i saj Marc Anthony. Ajo shpesh ka vënë në dukje se fëmijët e saj e kanë shumë përzemër Affleck dhe se ai e merr rolin e tij në jetën e tyre jashtëzakonisht seriozisht.

Anthony është babai i binjakëve të Lopez, por në një intervistë për “The View”, ajo tha: “Sinqerisht, ai është babai më i mirë që kam parë ndonjëherë”, duke nënkuptuar se ai është baba më i mirë për të kaluar kohë me binjakët e saj, sesa Anthony ishte ose është.

Në të njëjtën intervistë me “The View”, Lopez foli për mënyrën se si nëna e saj i shpjegonte asaj se ajo duhej të ishte gjithmonë “policja e keqe”. “Mbaj mend që mamaja ime më tha: ‘Unë jam gjithmonë i keqi, duhet të të disiplinoj”, tha Lopez për nënën e saj, Guadalupe Rodriguez. “Dhe ka një të vërtetë në këtë”, duke pohuar se dhe ajo është e tillë.

You may also like ...