Header

Roza Lati komenton situatën mes Meridianit dhe Luizit

Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother Vip 2 dhe “fenomeni” i formatit këtë sezon, befasoi me deklaratat e bëra për ata që folën në media si shokë të tij gjatë kohës kur këngëtari ishte brenda shtëpisë së famshme.

Për Marion dhe Jonin, që e patën përshkruar veten si “dy miqtë e tij më të mirë”, Luizi tha kishte dy vite që nuk fliste me ta.

Edhe për Meridian Ramcaj, që është shfaqur si një mbështetësit e tij më të mëdhenj, artisti tha se nuk kishte njohje të zgjeruar. “Meridiani më ka mbështetur. Unë e njoh vetëm si fytyrë. Ai mund të thotë më ka shok, më ka mik. Ama të dalë jam menaxheri, jam kështu, kjo është e tepërt”, u shpreh Luizi.

Nërkohë, së fundmi Roza Lati moderatorja e njohur e emisionin “Why not” në një video Live me ndjekësit e saj në Tik Tok nuk ka hezituar të reagojë për temën më pikante të momentit sa i përket mediave rozë atë të Luiz Ejllit dhe përfitimit të supozuar nga ish-banori i Big Brother Meridian Ramçaj.

Lati tha se në fakt Meridiani ishte i pari që e mbështeti Luizin dhe nuk ka përfituar pasi e ka mbështetur pa interes. Sakaq Roza tha se Meridianin e njihte prej kohësh dhe ai e di shumë mirë si funksionon shtëpia e Big Brother, pohon ajo.

“Unë i thoja Meridianit sa herë e kisha në tavolinë ti duhet të bëhesh menaxher i Luiz Ejllit pas gjithë kësaj mbështetje që i jep. Meridian nuk ka thënë ndonjëherë se është menaxheri i tij ai thjeshtë e ka mbështetur pa fund dhe pa kursim që nga ajo gënjeshtra që Luizi tha në Big Brother. Duhet patjetër ta thoja këtë pasi unë Meridianin e njoh personalisht. Meridian ka qenë aty në shtëpi dhe ai e di shumë mirë si funksionon aty ai ka qen i pari që hapi hashtag “#meluizin” në mbështetje të tij. Prandaj ju lutem flamujt e bardhë për Meridianin.”- shprehet Roza Lati në videolive.

 

https://youtu.be/9BRZws9AI80

 

You may also like ...