Header

Aurela Hoxha zbulon emrin e të bijës, ja kuptimi i tij i veçantë

Si gjithmonë Aurela Hoxha vonon por nuk harron…

Disa muaj pasi u bë nënë për herë të dytë ajo ka zbuluar emrin e vajzës. Përmes një postimi në Instagram, në një bisedë virtuale me ndjekësit, ajo tregoi se vajza e saj quhet Luna Ea.

Luna, nga latinishtja ka kuptimin hënë; ndërsa Ea mendohet se është një emër me origjinë kelte dhe nënkupton zjarr.

Para pak muajve e ftuar ‘Në Kurthin e Piter Pan’, Aurela i shprehu dëshirën partnerit të saj për tí bërë një propozim për dasmë.

“Le të shohim nëse do ta marr këtë propozim tani që u bëra mami. Tani e meritoj një propozim”, tha Aurela.

Duke folur për faktin që ka vendosur që jetën private ta mbajë hermetike, Aurela tha:

“Nuk e mbaj sekret partnerin. Jemi gjithë kohën bashkë, por nuk shfaqemi në Instagram. Burrat në përgjithësi nuk kanë qejf të ekspozohen. Fakti që unë jam figurë publike, nuk do të thotë që edhe familja ime të jetë e tillë.” 

Aurela tregoi gjithashtu se me partnerin e saj u dashurua gjatë kohës që ka qenë me pushime në Ibiza. Tani ata prej vitesh jetojnë në Spanjë dhe janë prindër të djalit 2-vjeçar Alaron dhe bebushes Luna Ea.

You may also like ...