Header

Ka shtuar në peshë, Bebe Rexha zbulon arsyen e trishtë!

Bebe Rexha rrëfeu se po lufton me shtimin në peshë pasi u diagnostikua me sindromën e vezoreve policistike. Këngëtarja e hitit “I’m a mess” foli për çekuilibrin e saj të hormoneve në programin e “Gayle King SiriusXM” , duke shpjeguar se kjo sëmundje mund të shkaktojë simptoma si cistet ovariane, perioda të parregullta, puçrra fytyre, rritje të tepërt të flokëve, infertilitet dhe shtim në peshë.

“Unë padyshim që luftoj me peshën time dhe kam vështirësi me pamjen time dhe ka qenë e vështirë për mua. Sapo mora vesh kohët e fundit se kam PCOS (sindromën e vezoreve policistike) dhe shumë gra e kanë atë. Dhe shumë femra e kanë dhe nuk e dinë”, tha Bebe.

Artistja e nominuar tri herë për çmimin “Grammy” shpjegoi se efekti anësor i shtimit të peshës ka qenë i vështirë për të që të përballet si artiste. “Është e vështirë. Ka qene e dhimbshme per mua. Padyshim që kam luftuar me peshën time dhe kam luftuar përgjithmonë me ushqimin”, tha ajo.

Rexha kujtoi se me nënshkrimin e kontratës së saj të parë diskografike, label-i i saj i tha: “A je gati të futesh në formën e kallëpit të këpucëve? Sepse duhet të humbësh 20 kilogramë për të bërë këtë karrierë, duhet të humbësh peshë”. Pas vitesh nën presion të tepruar për peshën e saj, ajo ka mësuar rëndësinë e kontrollit të njerëzve që i mban pranë. Së fundi, artistja i shfaqi linjat e saj të trupit në një video të shkurtër të publikuar në llogarinë e saj në TikTok, e veshur me një kostum banje, ndërsa shijonte një shëtitje me varkë e në krah të videos shkroi: Vajzë e shëndoshë në bord”!

You may also like ...