Princi Herri mori pjesë në kurorëzimin e Karlit dhe u shfaq në Westminster Abbey me kushërinjtë e tij Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi dhe Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank. Megjithatë, kamera e kapi Herrin duke bërë fytyrë kur filloi ceremonia.
Djali i Karlit nuk kishte asnjë rol zyrtar në kurorëzimin dhe u shfaq me një kostum dhe jo me ndonjë uniformë të veçantë. Meghan Markle ka zgjedhur të qëndrojë në SHBA me dy fëmijët e saj, Princin Archie dhe Princeshën Lillibet, teksa Archie feston sot ditëlindjen e tij të katërt!
Mbreti Karl dhe Mbretëresha Kamilla u kurorëzuan teksa mirëpritën më shumë se 2000 të ftuar në kurorëzimin e parë të Mbretërisë së Bashkuar në 70 vjet, me një drekë pas kurorëzimit me anëtarët e familjeve të tyre.
Herri u fotografua në ceremoninë e kurorëzimit të Karles, duke u ribashkuar me familjen e tij për herë të parë në publik që nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth II shtatorin e kaluar, ndërsa ai ka bërë zbulime dhe pretendime për familjen mbretërore përmes librit të, Spare, dokumentarit “Harry dhe Meghan ” dhe disa intervista!
- Zbulohet pasuria e mbretit Karl III, i kalon 2 miliardë euro
- Një princeshë vezulluese! Veshja e Kate Middleton në kurorëzimin e mbretit Charles rrëmben gjithë vëmendjen