Header

Dita e kurorëzimit të Charles shumë afër, ushtria prova edhe gjatë natës

Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht për ditën e madhe të ceremonisë së kurorëzimit të mbretit Charles dhe mbretëreshës Camilla në Londër të shtunën më 6 maj.

Gjatë kësaj ceremonie policia britanike ka bërë me dije se do të jenë rreth  29 000 efektivë në rrugët e kryeqytetit britanik për të garantuar sigurinë dhe rendin.

Ceremonia e kurorëzimit të mbretit të ri të Anglisë Charles III pritet të jetë ngjarja më e njohur ndërkombëtarisht, pasi Charles është monarku i 41-të në radhë për fronin britanik dhe më i vjetri që është kurorëzuar deri më sot.

Përveç ngjarjes me rëndësi historike, i gjithë rituali i ditës pritet të ofrojë një super spektakël për publikun, me procesione madhështore drejt dhe nga Westminster Abbey.

Të gjithë po punojnë fuqishëm për të siguruar që gjithçka të jetë perfekte në ditën e madhe, ndërsa provat e natës në rrugët e kortezhit mbretëror janë spektakolare.

Në udhëtimin e parë, të shkurtër, çifti mbretëror do të transportohet nga Pallati Buckingham në Westminster Abbey me karrocën e përdorur për Jubileun e Diamantit të Mbretëreshës në 2012 , karroca më e re mbretërore, madje e pajisur me ajër të kondicionuar.

Pas ceremonisë në Abbey, në paradën e madhe mbretërore, anëtarët mbretërorë të kurorëzuar do të kthehen në Buckingham me karrocën 260-vjeçare Gold State, e cila përdoret në çdo kurorëzim. Është 7 metra i gjatë, 3.6 metra i lartë dhe peshon 4 ton, prandaj lëviz me një ritëm shumë të ngadaltë./abcnews.al

You may also like ...