Header

Kristi ‘thyen’ heshtjen, flet për ish të dashurën e tij

Gjatë një bisede me Dean, Kristi ka folur për dallimin që ka pasur me ish- dashurën e tij Zazën.

Ai shprehet se ka pasur pëlqim për të dhe se vërtetë mund të bëheshin gjërat serioze me kalimin e kohës, por kjo ndarje nga kaq muaj, bëri që historia e tyre të merrte fund. Kristi tha e ka dashur sepse nuk e takonte shpesh dhe nuk mund të duash një person kaq kollaj, nëse nuk kalon shumë kohë me të.

Pjesë nga biseda:

Dea: Ti thoshe gjithmonë që kam një gjë serioze, pastaj mirupafshim marrëdhënia serioze.

Kristi : Do bëhej, mund të bëhej shumë serioze.

Dea:  Domethënë ishte thjesht një lidhje, por nuk e kishe tamam të konsoliduar?

Kristi: Jo, do shkonte, por… Jetonim larg njëri-tjetrit dhe nuk takoheshim shumë, ishte shumë e vështirë.

Dea: E doje?

Kristi: E kisha qejf, por nuk ishim takuar aq shpesh sa të duheshim. Si ta bëjë unë, ku duhet njeriu kaq thjesht?!

Dea: Ishte gjithë e hapur?

Kristi: Jo s’kam bërë asnjëherë nga këto gjëra.

You may also like ...