Header

Grabitet shtëpia e Ermal Metës në Itali, këngëtari mesazh hajdutëve: Nëse kërkoni ar tek ne, kantautorët s’janë të pasur

Vetëm dy ditë pas ardhjes në jetë të vajzës së tij të parë, Fortuna Marie, Ermal Meta dhe partnerja e tij Chiara Sturdà janë përballur me hajdutët në shtëpinë e tyre në Itali.

Në një moment që supozohej t’i kushtohej ekskluzivisht gëzimit dhe vogëlushes të sapoardhur, çifti u gjend duke u përballur me ndërhyrjen e hajdutëve në shtëpinë e tyre.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari në rrjetet sociale ku ka treguar derën e shtëpisë së tij të shkatërruar nga kriminelët.

Meta ka rrëfyer ngjarjen me hidhërim, por edhe ironi: “Njoftim për hajdutët që thyen derën time sonte për të vjedhur, një gjerdan. Nëse kërkoni ar dhe para në shtëpinë e kantautorëve, ne nuk jemi të pasur.”

Me gjithë fatkeqësinë, Ermal Meta i ka kushtuar më pas një video fansave për t’i falënderuar për dashurinë që i kanë shprehur sot: “Fortuna e vogël është mirë. Mami i saj është mirë. Ju falënderoj të gjithëve për dashamirësinë!” – thotë kantautori.

You may also like ...