Liverpooli po përgatitet për të mbajtur koncertin më të madh të këngës Eurovizion 2023. Në qendër të vëmendjes të spektaklit do të jetë dhënia e mesazheve për paqe në Ukrainë.
12 instalacione të zogjve Soloveiko , që në Kiev janë simbol i këngës dhe lumturisë, u vendosën në qytet, teksa po përgatitet i gjithë terreni për 3 netët e zjarrta.
Por solidariteti me popullin që prej më shumë se një viti janë nën sulmin ushtarak, më 13 Maj, në ditën e finales do të mbahet një kërcim flashmob, ndërsa pjesëmarrësit, publiku dhe të tjerë do të ftohen të këndojnë këngën e the Beatles, që do të interpretohet në Muzeun e Liverpoolit.
Synohet që me ta të bëhet jehonë në mbarë botën, ku shumë njerëz do të bashkohen në mbështetje për viktimat e konfliktit.
“Unë jam një fanse e madhe e Eurovizionit, jam vullnetare edhe me Kryqin e Kuq, kam punuar me refugjatë ukrainas, kështu që të gjitha u shkrinë së bashku për të realizuar këtë project. Çdokush, qofshin muzikantë profesionistë apo anëtarë të publikut, mund të filmojë performancën dhe ta ngarkojë atë në kanalet e mediave sociale, ndërsa paratë do të shkojnë për fëmijët në Ukrainë“, tha Valerie Bounds, një ndër themelueset e projektit HelpUkraineSong.
Edicioni i 67 i Eurovizionit si rregull do të mbahej në Ukrainë, pas fitores së nga Kalush Orchestra me këngën Stefania, por për çështje sigurie zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar.
Dy gjysmëfinalet zhvillohen me 9 dhe 11 maj dhe finalja më 13 maj.
Tre shfaqjet live do të prezantohen nga këngëtarja britanike Alesha Dixon, aktorja britanike Hannah Ëaddingham dhe këngëtarja ukrainase Julia Sanina, me prezantuesin e televizionit irlandez Graham Norton duke u bashkuar në finale.
Gjithsej marrin pjesë tridhjetë e shtatë vende, përfshirë edhe Shqipërinë.
- Pse Biden nuk do të jetë në kurorëzimin e Mbreti Charles dhe do të shfaqet virtualisht
- Cili vend në Bashkimin Europian ka birrën më të lirë?