Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi janë bërë prindër. Ata kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre që e kanë quajtur Theo Mal.
Lajmin e ëmbël e ka dhënë vet artistja e cila ka postuar në Instagram një foto të këmbëve të të birit të sapoardhur në jetë.
“Evladi – Theo Mal Patushi 25.04.2023 !”- ka shkruar ajo krah postimit.
Fifi e ka mirëpritur djalin në jetë në SHBA, ku ndodhej prej disa javëve.
Kujtojmë që Fifi dhe i dashuri i saj, Adisi u njohën pasi këngëtarja la lojën në “Big Brother VIP” dhe ishte pikërisht ish-banori Kledi Hysa që i prezantoi.
- Karaokja e fundit e James Corden/ Adele i bashkohet në puntatën e mbylljes të “The late late show”
- A duhet t’i marrim paratë që gjejmë në rrugë?