Header

Karaokja e fundit e James Corden/ Adele i bashkohet në puntatën e mbylljes të “The late late show”

Adele i është bashkuar James Corden për Karaoke-n e fundit në programin “Carpool” në javën e tij përmbyllëse si prezantues i “The Late Late Show”. Këngëtarja u shfaq duke e surprizuar Corden në shtëpinë e tij në Los Angeles, duke e zgjuar atë në një mënyrë krejt origjinale…

Më pas të dy u drejtuan në studiot e CBS, ndërsa gjatë rrugës diskutuan gjatë për miqësinë e tyre dhe u përlotën për vendimin e tij për t’u kthyer në MB.

“Kanë qenë tetë vjet të çmendur,” tha Corden. “Ndihem sikur nuk e mbaj mend se si ishte jeta përpara se të isha këtu.”
Adele shtoi: “Unë kurrë nuk kam jetuar në LA pa ju djema, kështu që jam pak nervoze të jem i sinqertë dhe shumë e trishtuar.”

Corden ishte i panjohur për audiencën televizive amerikane kur mori përsipër “The Late Late Show” në 2015, duke zëvendësuar komedianin skocez-amerikan Craig Ferguson.
“Carpool Karaoke” u bë shpejt hiti kryesor i shfaqjes dhe videoja e pare e Corden me Adele u bë virale në 2016. Deri më sot, ajo ka grumbulluar më shumë se 260 milionë shikime.

Gjatë bisedës së tyre, Corden zbuloi vështirësitë që kishte për të bindur personazhe të famshëm për të marrë pjesë në Carpool Karaoke kur erdhi për herë të parë në SHBA. Mes tyre, Corden përmendi Mariah Carey-n.

James Corden pas mbylljes se programit në Los Angeles, do të kthehet në MB për të qendruar me familjen e tij. Ai nuk ka zbuluar më shumë për planet e tij në të ardhmen.

You may also like ...