Pasi shërbeu si ambasadore e Valentinos që nga viti 2020, Zendaya zbulon një bashkëpunim të ri me një nga emrat më ikonë të modës.
Aktorja 26-vjeçare bëhet fytyra e Louis Vuitton, e cila e përjetëson në një fushatë reklamuese që ka në fokus çantën e përjetshme Capucines. Pasi mori pjesë në rreshtin e parë në shfaqjen vjeshtë-dimër 2023 të shtëpisë franceze të modës në Paris, Zendaya konfirmohet si ambasadore e shtëpisë së Louis Vuitton.
Për më tepër, maison është në proces të ndryshimit të drejtorit kreativ për linjën e meshkujve dhe mirëseardhjes së Pharrell Williams.
Fushata reklamuese u përjetësua nga dyshja e fotografit Mert&Marcus në një vilë me pamje nga deti në Roccabruna Capo Martino, në Rivierën Franceze.
Brenda fushatës, Zendaya kërcen me melodinë e “Girl, You’ll Be a Woman Soon” në interpretimin e Urge Overkill dhe ka stile dhe madhësi të ndryshme të Capucines.
Ylli i “Euphoria” dhe “Dune” zbuloi për Vogue se ajo u rrit me fushatat reklamuese të Louis Vuitton, si ajo që përjetësoi fytyrën e Naomi Campbell në vitet 2000.
“Nëse blej diçka, dua që ajo të zgjasë vërtet”, tha Zendaya në e njëjta intervistë, për çantën Capucines.
- Familja mbretërore, e kënaqur që Meghan nuk do të jetë në kurorëzim
- Meghan Markle zbulon se kush nga familja mbretërore bëri komente raciste ndaj djalit të saj