“Big Brother VIP Albania”, është formati më i komentuar dhe më i suksesshëm i momentit.
Këtë format janë duke e komentuar të gjitha personazhet, prej të cilëve disa kanë edhe komente jo edhe aq të mira
Një koment e ka dhënë edhe aktori i humorit, Ermal Mamaqi.
I ftuar në “Top Albania Radio”, Mamaqi, tha se në këtë format hyjnë personat që nuk kanë çfarë të humbin.
“Mesa kemi parë nga këto 100 “Big Brother-at” që kanë ikur, ka një afat shumë të shkurtër skadence, pasi mbaron “BBVA” dhe deri diku, pa paragjykuar dhe fyer asnjeri, duket sikur fama e këtyre njerëzve mbaron në momentin që mbaron ai spektakël. Jehona vazhdon disa kohë dhe kaq. Kur më thonë ca njerëz që “Uau, braavo! Njëshi, dyshi, shih sa e mirë kjo”, unë u bëj një pyetje: “Ore, para se të fillonte “BBVA”, ku ishin këta? Pse s’kanë bërë hajër (më parë)? Pse gjithë kjo epidemi? Pse gjithë kjo fitore, këto vlera të proklamuara, këto avantazhe?”.
Ermali u shpreh se mendon se e gjithë fama vjen prej formatit dhe jo prej personazheve.
“Padyshim, (është efekti i formatit) dhe padyshim, këtë format e fitojnë ata që nuk kanë asgjë për të humbur, sepse dikush që ka një listë të gjatë me punë, nuk e gjen mundësinë për të hyrë aty brenda. Unë për shembull nuk e kam. Po të futem aty brenda, do humbas lekë çdo ditë”, ka shtuar ai.
- Ghetto Geasy dhe Mozzik bëhen bashkë, nuk mungojnë ‘thumbat’ për reperët e tjerë
- Sezoni i 6-të i ‘The Crown’/ Dalin imazhet e para, si duken aktorët që luajnë William dhe Kate