Aktori i Hollivudit Alec Baldwin, që prej së premtes ka rifilluar xhirimet e filmit “Rust”. Prodhimi i “Rust” rifilloi në Montana me shumë nga të njëjtët aktorë kryesorë, përfshirë Baldëin, dhe pritej të përfundonte në Maj.
“Rust Movie Productions” në Shkurt bëri me dije se nuk do të rifillonte xhirimet në New Mexico, pa përmendur motivet.
Prokurorët specialë të Nju Meksikos hoqën të premten akuzat kundër aktorit Alec Baldwin për vrasjen e drejtoreshës së imazhit të “Rust” në vitin 2021, Halyna Hutchins, duke shënuar atë që shumë analistë ligjorë thanë se ishte një përfundim logjik për një ndjekje penale me të meta.
Lëvizja pasoi prova të reja rreth armës që Baldëin mbante kur gjuajti plumbin që vrau Hutchins gjatë xhirimeve të filmit në Santa Fe, New Mexico, tha një person i afërt me prokurorët e shtetit.
Informacioni minoi çështjen e prokurorisë pas një sërë gabimesh ligjore, duke i shtyrë ata të rrëzonin akuzat përpara seancës dëgjimore të Majit, kur një gjykatës do të vendoste nëse kishte prova të mjaftueshme për të gjykuar Baldwin dhe Hannah Gutierrez-Reed.
- Cilat janë vendet më të mira dhe më të këqija në avion?
- “Ajo ha gjithçka”/ Ben Affleck zbulon sekretin e linjave perfekte të Jennifer Lopez