Unaza prej ari, rubini dhe diamanti e legjendës së repit Tupac Shakur është shitur me një vlerë super të lartë, në ankandin që u bë në New Jork.
Oferta fituese ishte shumë më e lartë se vlerësimi i para-shitjes nga 200 mijë deri në 300 mijë dollarë, duke u bërë kështu objekti më i vlefshëm i një artisti hip-hop i shitur ndonjëherë.
Reperi i lindur në New York e mbajti unazën gjatë paraqitjes së tij të fundit publike në MTV Video Music Awards më 4 shtator 1996.
Ai u qëllua për vdekje nga një sulmues i paidentifikuar në një të shtëna me makinë në Las Vegas vetëm disa ditë më vonë, më 13 shtator.
Unaza është e gdhendur “Pac & Dada”, një dedikim për të dashurën e tij Kidada Jones gjatë vitit 1996. Shitja ishte pjesë e një ankandi të dedikuar hip-hop për të shënuar 50-vjetorin e zhanrit.
Tupac konsiderohet si një nga reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke shitur 75 milionë disqe
- Bella Hadid ndihet krenare për veten: Kam gati 10 muaj pa pirë alkool
- Alessandra Ambrosio: E kam ditur që do të bëhesha modele që 12 vjeç