Testet për koronavirusin bëhen vetëm tek ISHP

Kush mendonte apo kishte dëgjuar se testi për koronavirusin mund të bëhej në spital privat apo në qendra të ndryshme spitalore, duhet të dijë se ka vetëm një laborator të certifikuar në Shqipëri, ai i Institutit të Shëndetit Publik.

“Momentalisht laboratori i vetëm i certifikuar për testet është ai i virologjisë në ISHP, ndërkohë që vijon puna për certifikimin e qendrës shëndetësore ‘Nënë Tereza” dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, deklaroi përfaqësuesja e ISSH, Rovena Daja.

Ajo garantoi se laboratori i ISHP i ka të gjitha kapacitetet për një numër të konsiderueshëm ekzaminimesh, duke i përmbushur nevojat për testet.

Më tej sqaroi se tamponi nazofaringal, merret vetëm për personat që kanë shenja klinike sipas rekomandimeve të OBSH, kontaktet e personave pozitiv dhe personat mbi 60 vjeç.

Po ashtu Daja deklaroi në Kavaleshencën e Durrësit e ngritur nga shteti për karantinë, strehohen ata persona që duhet të qëndrojnë të vetizoluar por që s’kanë mundësi dhe se momentalisht nuk ndodhet asnjë, pasi dy të fundit u larguan.