Header

Gigi Hadid shtatzënë për herë të parë

Supermodelja e famshme, Gigi Hadid, është shtatzënë për herë të parë. Pak ditë pasi ajo mbushi 25-vjeç, raportohet se është në pritje të ëmbël. Ky lajm ka qarkulluar me shpejtësi në mediat botërore, të cilat shkruajnë se modelja është 20 javëshe. Në fotot e 25-vjetorit në shtëpinë e saj në Pensilvani, ajo pozoi pranë Zyan, megjithatë barku nuk dukej.

Marrëdhënie e dyshes ka nisur shumë vite më parë, madje modelja ka qenë protagoniste dhe në një prej klipeve muzikore të Zayn, “Pillowtalk” e cila u kthye menjëherë në hit.

Dy të rinjtë janë shkëputur disa herë nga njëri-tjetri, megjithatë duket se dashuria e tyre ka qenë më e fortë se çdo gjë tjetër.

https://www.instagram.com/p/B_bK5-cH6I5/

You may also like ...