Këngëtarja Bebe Rexha, edhe pse vazhdimisht prodhon hite dhe është aktive në karrierën e saj muzikore, gjithmonë ka qenë e rezervuar mbi jetën e saj sentimentale.
Mirëpo, së fundmi, në një intervistë për “People”, artistja ka ndarë disa detaje për partnerin e saj, duke theksuar vëmendjen dhe përkushtimin që duket se nuk i ka munguar aspak. Si rrallëherë, në këtë intervistë ajo e hapi zemrën duke folur edhe për të dashurin e saj, kineastin Keyan Safyari, me të cilin është e lidhur prej tre vitesh tashmë.
“I dashuri im është kaq mbështetës. Ai është aq i ëmbël, saqë kur e sheh që jam e mërzitur, përpiqet të më nxjerrë për darkë ose në ndonjë takim, edhe pse vërtet nuk më pëlqen të dal nga shtëpia, të them të drejtën, sepse nuk e dua këtë gjë. Ai gjithmonë përpiqet të më ngrejë lart. Gjithmonë përpiqet të vijë në shfaqjet e mia, dhe punon si kineast dhe regjisor, kështu që sa herë që kam nevojë për këshilla kur xhiroj një klip, ai është gjithmonë pranë. Ai gjithmonë më jep kontributin e tij dhe unë e dua vërtet për këtë gjë.”- tregoi si rrallëherë Bebe Rexha.
Bebe Rexha, përndryshe i ka të rralla paraqitjet publike me të dashurin e saj, pasi ka preferuar ta ruajë privatësinë e saj.
- Emily Ratajkowski: Nëse “i duhuri” për mua do të jetë një grua, do ta mirëpres
- Amber Heard braktis Hollywoodin për një jetë të re në Madrid