Këngëtari i njohur spanjoll, Enrique Iglesias ka publikuar albumin e tij të fundit “Final: Vol. 2″ (Sony Music Latin), pothuajse tre vjet pasi hoqi dorë nga “Final: Vol. 1”, dhe që ai siguron se do të jetë seti i fundit muzikor i karrierës së tij.
Ky projekt muzikor është një shembull i ndërthyrjes së disa zhanereve muzikore në 10 këngë ku janë të përfshira edhe bashkëpunime me artistë si Miranda Lambert, Maria Becerra, Yotuel, Belinda dhe El Alfa.
Tre nga këngët e albumit aktualisht dominojnë listat në Shtetet e Bashkuara. Kënga “Así Es La Vida” është në vendin e parë në tabelën e Billboard për të 8-ën javë radhazi dhe po kryeson listat muzikore në Argjentinë dhe Meksikë ndërsa në Spanjë rezulton më e dëgjuara.
Fituesi i Grammy-t kryesisht këndon në spanjisht në album duke zgjedhur të respektojë edhe gjuhën e tij amtare. Më herët vetë artisti kishte paralajmëruar se do të kishte një album final me të cilin priste edhe t’i jepte fund karrierës në muzikë.
- Kthjellime dhe mot i qëndrueshëm, ja parashikimi për sot
- Lojërat Olimpike në Paris/ Shkurtohen 800 punëtorë për arsye sigurie