Princi Harry mësohet se ka mbërritur tashmë në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në kurorëzimin historik të babait të tij, Mbretit Charles, të shtunën më 6 maj.
Në fotot e publikuara nga MailOnline, një avion privat nga Kalifornia u pa duke u ulur në aeroportin më të afërt me Kështjellën Windsor.
Meghan nuk e shoqëroi Harry-n në udhëtimin e tij të ri pasi do të qëndrojë në SHBA me dy fëmijët e tyre, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet.
Siç tha Buckingham Palace në një njoftim: “Konfirmohet se Duka i Sussex do të marrë pjesë në kurorëzimin në Westminster Abbey më 6 maj. Dukesha e Sussex do të jetë pjesë në Kaliforni me Princin Archie dhe Princeshën Lillibet.’
Nuk dihet se sa do të qëndrojë Princi Harry në Britaninë e Madhe, por besohet se së shpejti do të kthehet në SHBA për të festuar ditëlindjen e 4-të të djalit të tij
- Presidenti Begaj me zonjën e parë në Londër për Kurorëzimin e Mbretit Charles III
- Luiz Ejlli ‘mbretëron’ në ‘Instagram’, ja banorët e BB VIP që kanë fituar më shumë ndjekës brenda javës