Më shumë para të fituara, i bëjnë njerëzit më të lumtur. Kështu thotë një studim i publikuar në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA.
Dy studiues nga Universiteti Penn dhe Princeton, Daniel Kahneman, fitues i çmimit Nobel për ekonomi dhe Matt Killingsworth, ekspert në studimet mbi lumturinë kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të kryer hulumtimin.
Para se të nisnin studimin, të dy kishin teza të ndryshme.
“Për Kahneman korrelacioni mes parasë dhe lumturisë kapte vlerën deri në 100 mijë euro, ndërsa për Killingsëorth, tavani prej 100.000 euro nuk ekzistonte dhe me rritjen e të ardhurave vjetore, niveli i lumturisë gjithnjë rritej”, shpjegon Lorenzo Dornetti, CEO i Neurovendita, një kompani private e neuroshkencës.
Studimi që bënë së bashku vërtetoi se të dy kishin të drejtë, ndërsa në përfundim arritën në tre gjetje për lidhjen që ekziston mes parasë dhe lumturisë.
E para është se efekti i tavanit prej 100.000 euro në vit ekziston për 15% të popullatës më të pakënaqur. Për ata që përjetojnë shqetësime emocionale, paratë prodhojnë vetëm efekte pozitive deri në këtë shumë dhe më pas bëhen më pak të rëndësishme.
Rezultati i dytë është se në vend të hipotezës së Kahneman për 60% të popullsisë që regjistron nivele lumturie midis mesatares dhe së mirës, ??efekti i tavanit nuk ekziston: sasitë më të mëdha të parave në dispozicion çojnë në nivele më të larta lumturie.
Zbulimi i tretë ka të bëjë me 25% të popullatës super të lumtur: rritja e lartë e të ardhurave për ta prodhon nivele të larta mirëqenieje.
Top Channel
- Gerard Pique do të martohet me Clara Chia, pasi Shakira ndezi thashethemet për romancë me pilotin e F1
- Publikohet traileri i sezonit të dytë të “Squid Game”