Header

Kiara refuzon projektin 20 mijë € krah Oltës dhe Efit

Kiara Tito ka rënë në ‘kurthin’ e një emisioni televiziv ku vendosën që t’i bëjnë një lojë për t’i kërkuar që të bashkëpunojë për Oltën dhe Efin për një set fotografik.

Kur dëgjon emrin e tyre, moderatorja përgjigjet prerë ‘Jo’, por kur njihet me pagesën prej 20 mijë eurosh thotë se do e diskutojë me menaxherin e saj.

“Jo nuk bëhet, më vjen keq. Në një artikull me Oltën dhe Efin… nuk është se kam gjë por nuk e bëj. Tani jam e rezervuar dhe në dalje. Ti e ke parë se çfarë ka ndodhur në prime, janë bërë bisedat personale. Keni folur me ato të dyja?” – tha Kiara.

Ndërsa moderatorja i sugjeron që të bëjë fotografinë vetëm dhe më pas e punojnë me fotoshop. Por Kiara thotë se do e diskutojnë. Më pas mikrofoni i emisionit Top Albania Radio kalon Salsano Rrapit që e prezanton si menaxher i cili i thotë mund të ndërrojnë personazhet e të zgjedhin Zhakun.

“Qyqe jo larg qoftë”, tha Kiara. Kur mësoi se gjithçka ishte kurth, Kiara e mori me sportivitet.

You may also like ...