Header

“Nuk ishim për njëri-tjetrin”, Keisi dhe Kristi sqarojnë njëherë e mirë gjërat dhe historia mbyllet!

Keisi Medini dhe Krist Dragot krijuan një histori dashurie gjatë ‘Big Brother VIP’ që nuk zgjati shumë, pasi të dy ata vendosën t’i jepnin fund lidhjes, kur kuptuan se “nuk ishin për njeri-tjetrin”.

Teksa lidhja përflitej edhe pas përfundimit të formatit dhe dyshja është përfolur vazhdimisht në media, një bisedë e fundit para kamerave është bërë së fundmi.

Gjatë episodit të fundit të “Kepi i Vipave”, ata kanë folur duke e mbyllur njëherë e mirë këtë histori. Kristi tha se nuk mbeti më asgjë mes tyre, duke mos pasur mundësi as për një shans të fundit.

“Nuk kisha më asgjë. As “feeling”, tani mos bëj sikur unë po të refuzoj, se nuk është kontekst refuzimi. Nuk ishim për njëri-tjetrin. Nuk kishim shans”, i ka thënë Kristi Keisit.

Kjo e fundit u shpreh e zhgënjyer nga ai dhe nga sjellja që kishte pasi përfundoi rrugëtimin.

You may also like ...