Header

Ndahet nga jeta aktori që luajti Albus Dumbledore në “Harry Potter”

Aktori britaniko-irlandez Michael Gambon u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Vetë familja e tij në një deklaratë, kanë njoftuar që ai ndërroi jetë në spital.

Sir Michael John Gabon lindi në Irlandë dhe ndoqi një karrierë në teatër, si dhe në film dhe televizion. Disa nga paraqitjet e tij më të njohura televizive ishin në serialet britanike ‘The Singing Detective’ dhe ‘Maigret’. Aktori u bë i njohur për botën për rolin e tij të Albus Dumbledore në “Harry Potter”.

Në karrierën e tij të gjerë ai fitoi katër çmime BAFTA dhe tre çmime Olivier, ndër çmime dhe nominime të tjera.

You may also like ...