Dhunoi të moshuarin, Policia Bashkiake i heq lejën tregtarit

Dy ditë më parë në rrjetet sociale u bë virale videoja prekëse e një të moshuari.

Ai kishte blerë 3 limonë që kushtonin 2 mijë lekë të vjetra dhe tregëtari mendonte se ai nuk i kishte paguar.

I acaruar, shitësi e tërhoqi të moshuarin zvarrë drejt tendës ku shiste fruta-perimet dhe ndonëse i moshuari u përpoq t’i shpjegonte situatën, tregëtari nuk e besonte duke acaruar situatën.

I moshuari u fye dhe u dhuna në mes të qytetit pa pasur asnjë faj, madje si një zotëri i vërtetë ruajti qetësinë.

Videoja u shpërnda edhe nga personazhet e famshëm, të cilët reaguan të prekur dhe Policia Bashkiake ka reaguar menjëher.

Mësohet se pas incidentit të turpshëm, policia i ka hequr lejën tregëtarit duke i mbullur biznesin.

Biznesi i tij ndodhej tek Pazari i Ri në Tiranë, në një lagje shumë të populluar.