Header

Modelja e “Victoria’s Secret” infektohet me Covid-19

Modelja e famshme e Victoria’s Secret, Alexina Graham ka njotuar fansat e saj se është prekur nga koronavirusi.

Ajo ka postuar foton e saj nga spitali në “Instagram” dhe tregon eksperiencën e frikshme që ka kaluar këto ditë.

Alexina tregon se ndihmën më të madhe e ka pasur motren e saj, e cila nuk e ka lënë asnjë moment vetëm. Gjithashtu i bën thirrje të gjithëve ta marrin seriozisht situatën sepse është shumë e frikshme.

“Është i frikshëm. Ditën e parë kam vjellë disa herë dhe shkoja në banjo shpesh, pastaj ethe dhe dhimbje të forta trupi. Nuk arrija të merrja frymë dhe të flisja fjali të plota. Kisha dhimbje të forta në pjesën e gjoksit. Nuk isha në gjëndje as të hyja dhe të dilja vetë nga dushi dhe kisha nevojë për ndihme edhe për tu ngritur nga krevati. Edhe ngrenia e ushqimit u bë e vështirë. Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe merreni këtë seriozisht.”- shkruan modelja, e cila prej 5 ditësh ka qenë në terapi intensive.

You may also like ...