Pavarësisht se Harry Styles u shfaq në ceremoninë e “Brit Awards”, ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për të.
Këngëtari britanik është plaçkitur ditën e Shën Valentinit teksa sapo kishte dalë i vetëm nga një klub. Një person ende i paidentifikuar i është afruar duke i drejtuar një thikë e duke e kërcënuar se këngëtari t’i jepte paratë.
Për të shmangur ndonjë aksident, Harry i është bindur me qetësi duke i dhënë të gjithë paratë që kishte me vete ndërkohë që njerëzit aty pranë kanë njoftuar autoritetet përkatëse.
Sikur të mos mjaftonte kjo, 26-vjeçari, të nesërmen humbi edhe një mikëshë, modelen dhe moderatoren Caroline Flack me të cilën ka patur edhe një lidhje të shkurtër dashurie.
Kjo e fundit u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Londër ndërkohë që familjarët kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një vetëvrasje.
- Mesazhi prekës i Caroline Flack para se t’i jepte fund jetës
- Butrinti dhe Ermali risjellin ‘Për një dashuri’