Header

“Më në fund bashkë”, Aurela Gaçe takon vajzat pas 2 javësh në izolim

Pas mbërritjes nga Shtetet e Bashkuata të Amerikës me grupin e saj të punës, këngëtarja Aurela Gaçe vendosi të vetëizolohej për të mirën e fëmijëve dhe familjarëve të saj.

Ajo iu nënshtrua kontrolleve për të parë nëse ishte prekur nga Covid-19 dhe duket se ia ka hedhur paq.

Pas dy javësh izolim total, këngëtarja nuk ka shfaqur asnjë shenjë të virusit dhe është takuar më në fund me dy vajzat e saj.

Këtë moment emocionues, Aurela e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke treguar sa i vështirë ka qenë për të qëndrimi larg vajzave.

“Më në fund ,bashkë. Mbas 14 ditëve vetë-izolim, zemra e dinte si po duronte pa mundur ti perqafoja. Vetëizolimi ishte detyrë pindërore. Por edhe për ata prindër që na kanë dhënë jetën. Tani, do të vazhdojmë të qendrojmë mbyllur por së bashku. Dua të falenderoj secilin nga ndjekësit që më kanë dërguar mesazhe, qysh nga momenti kur u kthyem, duke pyetur se si ishim, e duke më dhënë kurajo. Ishte shumë prekëse për mua, pasi kisha edhe shumë presion psikologjik, duke pritur çdo ditë për ndonjë simptomë. E vlerësoj shume kujdesin dhe dashurinë tuaj. Së bashku ,shpresoj t’ja dalim të gjithë. Unë qendroj në shtëpi,”- shkruan Aurela në reagimin e saj.

You may also like ...