Header

Martesa 12 ditore e Anderson mori fund me një sms

Martesa e Pamela Anderson me Jon Peter, nuk e pati të gjatë. Pasi njoftuan përreth para dy javësh se ata i kanë dhënë fund beqarisë, nuk vonoi shumë dhe dhanë lajmin e ndarjes. Anderson tha se ishte një vendim i marrë nga të dyja palët, ndërsa u kërkoi që të gjithë të respektonin privatësinë e tyre.

Së fundmi, mediat e huaja shkruajnë, se çifti, ka vendosur t’i japë fund martesës vetëm me një mesazh.

“Në moshën 74-vjeçare kam nevojë për një jetë të qetë dhe jo një marrëdhënie dashurie të cilën e njeh gjithë bota. Më mirë është të ndahemi, shpresoj të më falësh”, i shkroi ish-bashkëshorti, Pamela Anderson-it.

Çifti u martua në 20 janar, në një ceremoni private në Malibu. Ata janë takuar për herë të parë para 30 vjetësh, por për kaq shumë vite, nuk kishin mbajtur raporte. Siç duket nuk paska qenë e shkuar që ata të jenë bashkë.

You may also like ...