Koronavirusi i merr jetën yllit të muzikës xhaz

Ylli i muzikës xhaz, Manu Dibango ka ndërruar jetën ditën e sotme në Francë për shkak të koronavirusit.
Lajmin e ka konfirmuar producenti i tij për AFP. 86-vjecari nga Kameruni, i njohur për hitin e vitit 1972 ‘Soul Makossa’.

‘Ai vdiq herët në mëngjes në një spital në rajonin e Parisit’, njoftoi Thierry Durepaire.

Karriera e Manu Dibango filloi në vitet ’50 dhe u bë një muzikant i njohur në të gjithë botën.
Ai kishte energji dhe dashuri për muzikën, prandaj bëri një turne me Symphonic Safari në vitin 2019 duke miksuar xhazin dhe muzikën klasike.

Deri tani, në Francë ka 19,856 të infektuar dhe 650 viktima nga virusi Covid-19