Header

Koronavirusi, 11 viktima dhe 223 persona të prekur

Një 79 vjeçar ka humbur jetën në Shqipëri si pasojë e koronavriusit, duke e çuar në 11 numrin e viktimave.

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat tha se janë 11 raste të reja, ndërsa në total janë 223 persona të infektuar me koronavirus.

Deri tani janë testuar 1526 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 223 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 124 raste
– Durrës 14 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë2 raste
– Korçë 14 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 7 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast

You may also like ...