Header

Karantinohet Kryeministri, e shoqja me koronavirus

Bashkëshortja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, ka rezultuar pozitive ndaj virusit Covid-19.

Ajo ka shfaqur të gjitha simptomat e koronavirusit dhe testi i saj ka rezultuar pozitiv.

Megjithëse kryeministri nuk ka shfaqur asnjë shenjë të këtij virusi, ai është izoluar për 14 ditë dhe mbesim ende në pritje të një përgjigjeje për gjendjen e tij.

Ndërkohë, bashkëshortja e kryeministrit nuk ka shfaqur komplikacione, gjendja e saj është stabilizuar dhe po merr mjekimin e duhur nga mjekët.

You may also like ...