Euro 2020 do të zhvillohet rregullisht

Aleksander Ceferin është i bindur se finalet e Euro 2020 do të zhvillohen rregullisht këtë verë në 12 vendet që është parashikuar.

Pavarësisht përhapjes së koronavirusit në disa shtete të Europës, Presidenti i UEFA-s tha për ‘Sky Sport’ se gjërat do të shkojnë sipas planit.

“Është diçka serioze natyrisht. Duhet ta vendosim në krye të prioriteve tona dhe të përballemi siç duhet, pasi ka shumë gjëra në lojë. Jam optimist dhe besoj që gjithçka do të jetë nën kontroll në prag të Europianit. Nuk jam i shqetësuar, gjithçka është nën kontroll dhe do të ecë sipas parashikimeve”.

Faza finale e Europianit do të nisë më12 Qershor në Romë dhe do të përfundojë më 12 Korrik në Londër. Ky format në disa vende të kontinentit u vendos për të festuar 60-vjetorin e Kampionatit Europian.