Pyetja e radhës e cila krijoi diskutim mes banorëve, ishte se cilin person nuk pëlqejnë ata.
Luiz Ejlli sapo lexoi pyetjen tha se ai nuk e pëlqen fare Tea Trifonin, ish-banoren e këtij edicioni, me argumentin se i duket antipatike.
Krist Aliaj i tha atij që pyetja është më e gjerë se kaq dhe ka të bëjë edhe me personat kudo në botë, duke marrë shembullin e një lideri.
“Po në botë o vëlla, lider, çfarëdo të futësh brenda, Tea Trifoni. Mes Kim Jong Un dhe Tea Trifonit… Mes çdo njeriu në botë dhe Tea Trifonit, zgjedh Tea Trifonin”, tha Luizi.
Ndërkohë ish-banorja ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë të këngëtarit. Ajo ka postuar në ‘Instastory’ videon ku shfaqet duke folur Luizi dhe në anglisht shkruan:
“Më duaj ose më urre, të dyja janë në favorin tim… nëse më do, do të jem gjithmonë në zemrën tënde… Nëse më urren, do të jem gjithmonë në mendjen tënde”.
- Këngëtarja turke dënohet me 10 muaj burg për ‘nxitje të urrejtjes’
- Ish-partnerja e famshme e Brad Pitt flet për lidhjen e tyre: Ishte dashuri me shikim të parë