Aktori 49-vjeçar Leonardo DiCaprio nuk u nominua këtë vit për punën e tij në “Killers of the Flower Moon”, megjithatë, filmi mori 10 nominime, duke përfshirë filmin më të mirë.
Është traditë që aktorët kryesorë në filmat e nominuar të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”, por DiCaprio nuk mori pjesë dhe për këtë mesa duket ka një arsye.
Një burim shpjegoi për E! News që Leonardo u detyrua të anashkalonte pjesëmarrjen e tij pasi ndodhej në xhirimet e filmit të ri “Paul Thomas Anderson”.
Nuk dimë ende shumë për filmin, por thuhet se do të zhvillohet në kohën moderne. Një buxhet i vlerësuar për filmin është rreth 100 milionë dollarë.
Kujtojmë që Leonardo DiCaprio fitoi Oscarin e tij të parë në vitin 2016.
- Adriana Matoshi sërish në luftë me sëmundjen e rëndë: “Lutuni që të kthehem mirë”!
- Studimi: Për çdo orë qëndrimi para TV fëmijët flasin 294 herë më pak