Header

Aktori 36 orë në karantinë me motrën e vdekur

Aktori i telefilmit të ndjekur italian “Gomorrah”, Luca Franzese, ndau me ndjekësit e tij të shumtë në Facebook, vuajtjet që iu desh të përjetonte, me të motrën e tij që u nda nga jeta për shkak të koronavirusit, ku qëndroi i mbyllur për 36 orë në një shtëpi.

Aktori në bazë të masave të mara duhej që të qëndronte i mbyllur në banesë për të mos infektuar të tjerë. E motra, 47 vjeçe, ishte infektuar, e nuk mundi të mbijetonte.

Autoritetet nuk e morën trupin e të ndjerës, ndërkohë që tragjedia në familje vazhdon, ndërsa të infektuar janë tre anëtarë të tjerë të familjes, kunati, motra dhe mbesa 23 vjeçare.

Ai gjithashtu në videot e tjera u bëri një apel të rinjve që të kenë kujdes, sepse koronavirusi i infekton të gjithë dhe ata janë përgjegjës për të afërmit e tyre, të cilët mund të kenë imunitet më të dobët.

“Jini të vëmendshëm, 15-20 ditë të jetës janë shuam të rëndësishme. Rrini në shtëpi. Mund të bëni shumë. Do të keni kohë të dëfreheni!’ ishte mesazhi i tij.
https://www.facebook.com/Luca-Franzese-110802553871954/videos/289189122065223/

You may also like ...