Të premten, Dua Lipa mori pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe debutoi lidhjen e saj me të dashurin Romain Gavras.
Mirëpo, vëmendje kanë marrë disa reagime të ish-partnerit të Duas, Anwar Hadid.
Ai ka publikuar disa postime të çuditshme në Instagram fill pas daljes publike të yllit të popit me të dashurin e ri. Në njërin shkruan: “Po mundohem të mos e gjej dhe ta vras atë”.
Në një status tjetër shkruan: “Nuk marrë dot frymë”. Më pas: “E urrej mënyrën si e thua emrin tim” dhe “Kalofsh mirë”. Reagimet e tij kanë bërë xhiron e rrjetit dhe shumë aludojnë se lidhen me Duan.
Dua dhe Romain u fotografua për herë të parë duke lënë festën e çmimeve BAFTA në Londër para pak kohësh, teksa burimet pranë tyre pohuan se dyshja janë njohur me njëri-tjetrin prej disa kohësh.
Dua ka qenë beqare që nga ndarja e saj nga Anwar në vitin 2021. Gavras nga ana tjetër ka qenë në një lidhje me Rita Orën nga e cila u nda në mars të 2021.
Kur Ora u nda nga Gavras, përfaqësuesi i tij tha për mediat se kishte pasur “vështirësi me angazhimet e tyre përkatëse” dhe ata mbetën “miq të ngushtë”.
- Bianca Censori konfirmon martesën me Kanye West
- “Sunny Hill Festival” në mesin e 5 festivaleve më të mira evropiane!