Header

OBSH shuan shpresat, publikon padashje dokumentin

Organizata Botërore e Shëndetësisë aksidentalisht postoi një përmbledhje të rezultateve të studimit duke zbuluar se trajtimi eksperimental me Remdesivir, nuk ndihmoi një grup pacientësh me raste të rënda të Covid-19, sipas raporteve nga Financial Times dhe STAT News.

Një përfaqësues i OBSH-së konfirmoi gabimin, duke thënë se përmbledhja u hoq shpejt nga faqja e saj në internet.

Rezultatet erdhën nga një studim i pacientëve në Kinë. Pas një muaji, rreth 14% e pacientëve që morën remdesivir kishin vdekur, krahasuar me rreth 13% të atyre që morën një placebo, raportoi STAT.

Ditë më parë një spital në Çikago kuroi pacientë të shumtë me Remdesivir, gjendja e të cilëve përmirësohej brenda 14 ditëve.

Kjo nxiti shpresa për një përdorim të gjerë, por që u shuan nga rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

You may also like ...