Header

Kjo foto i kushtoi JLo 150 mijë dollarë

Në mesin e situatës së krijuar nga pandemia, Jennifer Lopez, i duhet të përballet edhe me një padi ndaj saj. Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga E!Neës fotografi i Nju Jorkut Steve Sands ka akuzuar yllin e Hustlers dhe kompaninë e saj të prodhimit Nuyorican Productions për shkelje të drejtave të autorit. Sipas tij, JLo publikoi një fotografi të tij pa e cituar, për t’i bërë reklamë markës së saj në Instagram.

Fotografia në fjalë është një foto e këngëtares, e shkrepur nga Sands, e cila prej asaj kohe ka marrë mbi 656,000 pëlqime. Ajo u nda për herë të parë në llogarinë e saj në Instagram në 22 qershor 2017.

Sipas dokumenteve të gjykatës, fotografi ka “të drejtë në dëme ligjore” deri në 150,000 dollarë për “punë të shkelur.”

You may also like ...