Gjatë fjalimit të saj në seancën plenare të kuvendit, Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur përditësimin e bilancit të të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri.
Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 24 raste të reja me koronavirus.
Kështu, numri total i të prekurve në vendin tonë ka shkuar 518.
Sipas Manastirliut, 12 pacientë janë të shtruar në terapi intensive dhe janë katër në intubim.
“Sot rezultojnë të infektuar 518 persona në total. Në 24 orët e fundit janë shënuar 24 rastë të reja. Sot Shqipëria ka mbi 4500 testime. Mbi 800 testime janë kryer për personelin mjekësor dhe fatmirësisht më pak se 9% e personelit mjekësor kanë rezultuar pozitiv. Aktualisht kemi vetëm 14 % të kapaciteteve të spitalit të zënë. Nuk kemi pasur asnjë mungesë në terapitë apo në mjetet e nevojshme. Lajmi i mirë është që numri i të shëruave sa vjen e shtohet. Në dy spitalet Covid në vend vetëm 14% e kapacitetit janë të zënë, kemi aktualisht 12 pacientë në terapi intensive dhe 4 në intubim. Nuk kemi asnjë mungesë në mjekim dhe logjistikë, ndërkohë që vazhdojmë punën me intensitet në terren. Në 40 ditë kemi sheshuar kurbën, kemi gjurmuar rastet dhe kemi trajtuar cdo rast, puna në terren nuk po ndalet,”- u shpreh ministrja.
- Besojeni ose jo, kjo ‘vajza’ është Eros Grezda
- Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur Violeta Rexhepagiqi